Kryeministei Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ikjen e Presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli. Në një postim të tij ai shkruan:
Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…
Addio caro David, riposa in pace
