Vijon moti i ftohtë në zonën verilindore të vendit. Termometri në Kukës ka zbritur në -3 gradë celcius.
Për shkak të rënjës së temperaturave ka prezencë akulli në të gjitha rrugët nacionale dhe rurale të qarkut Kukës. Temperaturat e ulta janë shoqëruar me reshje bore dhe era të forta duke sjell shumë defekte në furnizimin me energji elektrike të popullatës.
Gjatë natës 7 nga 9 lagje të qytetit të Kukësit kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike nga moti i keq dhe mungesa e investimeve në rrjet.
Në Tropojë pa energji janë pjesa më e madhe e njësive administrative si Llugaj, Margegaj, Tropjë e vjetër, Bytyq, Bujan përfshirë edhe zonën turistike të Valbonës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb