Skip to content

Aksident i rëndë në Elbasan/ Makina përplas për vdekje një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor, Elbasan – Cërrik.

 

Policia bën me dije se një mjet ende i paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të moshës rreth 60-65 vjeç, i cili ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.