Skip to content

Monika Kryemadhi: Dhuna e 8 janarit, njësoj si ajo gjatë protestave që bënim pas djegies së mandateve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se zgjidhja për situatën në Partinë Demokratike mund të zgjidhet vetëm me anë të votimit. Kryemadhi u shpreh se në PD duhet të bëhet votim i brendshëm.

“Zgjidhja është e thjeshtë, vota. Të shkojnë në votim të brendshëm”,  tha Kryemadhi.

Kryemadhi tha se dhuna që u pa në datën 8 janar është e njëjtë si ajo që u pa në protestat e djegies së mandateve, duke shtuar se faji për këtë është i Lulzim Bashës.

“Dhunën që kemi parë si jashtë edhe brenda PD është parë në protestat e djegies së mandateve.

Politikani është një individ i vetëm që merr për sipër të përfaqësojë interesat e qytetarëve.

Lulzim Basha nuk është i fuqishëm dhe qytetarët nuk kanë ku të gjejnë mbështetje”, tha Kryemadhi.