Skip to content

“Kam ende probleme me mushkritë”, fotoreporteri Felix tregon momentin e vështirë në protestën e 8 janarit: Nuk ishte gazi i policisë! Nga kati i dytë i PD-së u hodhën…

Felix Bilani, fotoreporteri i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që moderohet nga Aulon kalaja ka folur për momentin kur është lënduar në protestën e 8 janarit në selinë e PD-së.

Felix theksoi se dyert e blinduara kanë nxitur konfliktin pasi sipas tij qëllimi i protestuesve dhe i Berishës nuk ishte që të dhunonte Bashën apo deputetët që ndodheshin brenda godinës.

Megjithëse kanë kaluar disa ditë Felix Bilani ka ende probleme me shëndetin pasi mushkrit e tij janë të rënduara. Ai thotë se në momentin kur ka ndier probleme me frymëmarrjen nuk është përdorur gazi lotsjellës i policisë por e gjitha ka ardhur nga kati i dytë i selisë së PD-së.

Të dhunuar në njerëz kjo protestë kishte më shumë se protesta e opozitës përballë Kryeministrisë më 16 shkurt të 2019 dhe të dhunuarit kryesor ka pasur demokratët, liria ka humbur si nocion. Blindimi tregon dhunë, tregon diktaturë. Pellazgët nuk mbajnë mend më shumë se 3 ditë dhe kanë një problem të madh. Heroi i Berishës kanë shkruar për mua mediat, ne nuk jemi heronjtë e askujt. Klorin-gaz ndalohet nga të gjitha konventat të përdoret dhe këtë e ka përdorur në 2019 Sandër Lleshi. Berishën e njohim të gjithë, vjen nga 97’, nëse Berisha do të donte që të nxirrte Bashën a do të ishte ashtu si në 8 janar? Berisha kërkonte vetëm heqjen e blindave dhe askush nuk do merrej me Bashën, nuk do të eskalonte situata edhe sikur njerëzit të futeshin brenda. Nëse do ishin pa blinduar do hapnin dyer dhe do të iknin protestuesit, asnjë nuk do kishin dhunuar.

Lëndimi? “Në rastin tim ishte një gaz që s’kishte lidhje me gazin e policisë. Një protestues goditi ambulancën dhe më futën brenda për të më mjekuar. Nuk ishte gazi i policisë sepse mesa mbaj mend unë policia erdhi më vonë, mund të kenë qenë bombolat e sprait që u lëshuan nga kati i dytë i godinës. Megjithëse kanë kaluar disa ditë kam akoma mushkrit e rënduara dhe dhimbje koke”, tha Felix Bilani.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb