Skip to content

Dramatike: një vullkan nëndetës shpërthen në Paqësor

Një alarm për cunami është lëshuar në disa shtete pas shpërthimit të një vullkani nëndetës në Oqeanin Paqësor.

Këto vende përfshijnë Tongan dhe Zelandën e Re. Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për Samoan Amerikane.

Në Twitter janë postuar disa video që tregojnë se situata është shqetësuese.

Banorët e Tongas raportojnë se hiri ka rënë mbi kryeqytetin Nuku’alofa. Banorëve iu tha të vendoseshin në zona me lartësi më të larta.

Ky është i fundit në një seri shpërthimesh të vullkanit Hunga Tonga-Hunga Haʻapai.