Skip to content

“PD ka ofertë Sali Berishën”, Spiropali sulmon PD-në: Kundërshtarët formalë, brava dhe shuli i kanë mbyllur Shqipërisë derën në fytyrë

Në 30 vjetorin e themelimit të FRESH, ministrja Elisa Spiropali nuk kurseu as akuzat për partinë kundërshtare, Partinë Demokratike, duke sjellë në vemendje edhe skenat e dhunshme të 8 janarit.

Spiropali theksoi se PD që lindi si parti e lirisë, ka sot si ofertë Sali Berishën dhe si kundërofertë nënproduktin e tij, ndërkohë që sipas saj Partia Socialiste ka opozitë ambicien e vetvetes dhe qytetarët.

“Kundërshtarët me brava i kanë mbyllur në derën në fytyrë qytetarëve. Ata vuajnë frikën nga drejtësia. Kthyer në një skenë tallëse pa qëllime kombëtare. E pabesushme partia që lindi 31 vite më parë nga aspirata për liri, PD ka sot Sali Berishën ofertë dhe kundër ofertë atë që çirret me fjalorin e padronit por nuk arrin ti nxjerrë asnjë thinjë vetes së tij.

Jemi te keqardhur që arritëm deri këtu. Shpesh jemi dukur të dobët para tyre, kemi dëgjuar nga shumëkush, po të ishin ata do ju bënin rrup sup, mediat s’do guxonin të shpifnin edhe shanin. Frikën e ruan vreshtin etj, etj, por sot ju themi se jemi krenar që nuk jemi si ata.

Dhe jini krenar që nuk jemi si ata. Për ne kundërshtarët nuk janë armiq, nuk i kalojmë caqet e njerzillëkut. Ne nuk thyejmë, nuk ulërasim, nuk urrejmë, nuk godasim me çtë na vijë për dorë. Ne armë kemi të vërtetën dhe nuk e vëmë partinë mbi Shqipërinë. Opozita jonë nuk janë ata mjeranë, por ju, kërkesat dhe investimet në shpresë i të rinjve shqiptarë. PS ka fituar garën me kundërshtarin politik por ka humbur garën me ambicien e saj politike”, deklaroi Spiropali.