Skip to content

Erdogan viziton Shqipërinë të hënën. Pritet me ceremoni në Aeroport

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ditën e hënë 17 janar do të vizitojë Shqipërinë.

Mediat zbardhin axhendën e vizitës së Presidentit.

Në orën 09:25 Erdoğan do të pritet me ceremoni shtetërore në Aeroportin “Nënë Tereza.”

Më pas në orën 10:05 do të niset drejt Laçit ku do të zhvillojë një vizitë në një familje.

Në orën 10:20 pritet të mbahet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç të cilat janë financuar nga qeveria turke.

Erdogan në Shqipëri, “blindohet” zona nga Tirana në Milot, asnjë lëvizje
Gjithashtu do të mbahet dhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Në orën 13:00 Erdoğan do të takohet me kryeministrin Rama.

Në orën 15:00 do të nënshkruhen marrëveshjet e përbashkëta dhe do të mbahet konferenca për shtyp.

Në orën 16:00 Erdoğan do të inaugurojë Xhaminë e Et’hem Beut. Më pas në orën 17:00 është parashikuar përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë.