Skip to content

Tapë në timon/ Arrestohen 9 shoferë në Fier, 1162 të tjerë ndëshkohen me gjoba

Policia Rrugore e Fierit vijon kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe dytësore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Gjithashtu, janë pezulluar 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

 

Janë vendosur 1162 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:

-4 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;-226 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;-42 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;-62 masa për përdorimin e aparatit celular;-282 masa për parakalime të gabuara;-5 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;-206 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;-5 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;-334 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor të cilat janë burim aksidenti.