PD i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku e vë në dijeni për ndryshimet në grupin parlamentar, përfshirë përjashtimet e Berishistëve.
Mes deputetëve të përjashtuar janë Flamur Noka, Luan Baçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi.
Në shkresën e çuar nga PD, Kuvendi njoftohet dhe mbi ndryshimin e kreut të grupit parlamentar, nga Alfred Rushaj te Enkelejd Alibeaj.

Gjithashtu janë propozuar disa ndrshime në Komisionet e Përhershme parlamentare që janë:
-Grida Duma si kryetare Komisioni në Komisionin për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë.
-Flutura Acka si kryetare për Komisionin për Edukimin dheMjetet e Informimit Publik.
-Dhurata Cupi si zv.kryetare e Komisionit për Komisionin për Cështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
PD njofton Kuvendin se në përbërjen e Byrosë së Kuvendit janë miratuar këto ndryshime:
-Sekretariati për Buxhetin. Propozohet si sekretar Xhelal Mziu duke liruar nga detyra Belind Këllicin.
-Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Propozohet si anëtar Bledion Nallbati duke liruar nga detyra Flutura Açkën.
-Sekretariati për Statusin e Deputetit. Propozohet si sekretar Dashnor Sula duke liruar nga kjo detyrë Grida Dumën.
-Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet. Propozohet si anëtare Lindita Metaliaj duke liruar nga kjo detyrë Dhurata Cupin.
Ndërsa në përbërjen e Këshillave të përhershëm bëhen këto ndryshime:
-Në këshillin e Legjislacionit propozohet si anëtar i përhershëm Dhurata Cupi duke liruar nga detyra Oerd Bylykbashin, i cili propozohet si anëtar zëvendësues.
-Në këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, propozohet si anëtar i përhershëm Ervin Salianji duke liruar nga kjo detyrë Oerd Bylykbashin.
…
/faxweb
