Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se modeli që ofron ish-kryeministri Berisha i përket modelit të vjetruar dhe vetëdiskreditues.gazment

Për këtë arsye sipas tij, e shkuara duhet lënë pas. Duke e shoqëruar postimin e tij në Twitter me fotot e ish-kryeministrit Berisha me diktatorin Enver Hoxha, Bardhi thekson se keqpërdorimi i të rinjve dhe grave si mjet dhune i pakicës brenda familjes së demokratëve tregon se Berisha si porositësi i tyre po pret fundin e vet politik.index

Deklaratë e  Gazment Bardhit

Çfarë shëmtije, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.  Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re