Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Berat, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Burimë bëjnë me dije për Fax News, se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orizaj, ndërkohë që gjendja e të plagosurve që udhëtonin në dy mjete të ndryshme është e rëndë.

Ata janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal pas përplasjes.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re