Skip to content

Ultimatumi i Erdogan për organizatën FETO, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Presidentit dhe Turqisë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Turqisë, për Levizjen Gulen në Shqipëri. 

I pyetur nëse do të përmbushte kushtin e Presidentit Erdogan për të sulmuar Lëvizjen Gulen në Shqipëri në mënyrë që të rifillonin punimet për Xhaminë e Namazgjasë, Rama tha se Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Erdoganit dhe as Turqisë, ashtu siç edhe sipas tij as Turqia dhe as Erdogani nuk na kanë ndonjë borxh neve.

“Mes miqsh dhe vëllezërish nuk ka borxhe”, tha Rama duke i dhënë kështu përgjigje edhe ultimatumit të Erdoganit kundër Lëvizjes Gulen.

Pak ditë më parë, Erdogan tha në Kuvend se qeveria shqiptare duhej të sulmonte Lëvizjen Gulen në Shqipëri, në të kundërt Turqia nuk do të vijonte ndërtimin e Xhamisë së Madhe.