Skip to content

Rama kujton 21 janarin: Drejtësia vonon, por nuk harron (iu përgjigjet dhe komentuesve, që i thonë se tradhtoi viktimat)

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar këtë mëngjes, 4 të vrarët e 21 janarit.

“Mirëmëngjesi dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama.

Atij i kanë shkruar komentues, një prej të cilëve i është përgjigjur.

“I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën. Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre. Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve. Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja”, shkruan komentuesi.

“Niko Ballco keto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, keshtu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetem te flase vete e te degjoje vete”, i përgjigjet Rama.