Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Shkrumbohet nga flakët mjeti në Durrës, banorët: Dëgjuam një shpërthim të fortë

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Burime bëjnë me dije për Fax News se automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në lagjen 17 të qytetit.

Sipas banorëve, makina ka marrë flakë rreth ores 04.20

3 javë më parë është djegur edhe një automjet tjetër në këtë zonë.

Djegia e mjetit është shoqëruar edhe me një shpërthim të fortë, ndërsa pritet të përcaktohet shkaku.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb