Skip to content

Bllokohet rruga nacionale Korçë-Pogradec, mungon borëpastruesja, mjetet pa zinxhirë e kanë të pamundur të kalojnë

Bllokohet qarkullimi i mjeteve në aksin Korccë-Pogradec në zonën e Çerravës, shkak janë bërë reshjet e dëborës shoqëruar me erëra të forta.

Prej gati 30 minutash aksi Korçë-Pogradec në zonën e Çerravës është i bllokuar më problematike paraqitet situata në ngjitje nga Çerrava drejt Grabovicës pasi mjetet të pa pajisura me zinxhirë kanë rrëshqitur duke e bërë të pamundur lëvizjen edhe për mjetet e tjera.

Ndërsa në zbritje drejt qytetit të Pogradecit rruga është e hapur. Momentalisht asnjë borëpastruese nuk është në terren.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb