Skip to content

19 vjeçari nga Malësia e Madhe humb kontrollin e “Citroen”it dhe përfundon në kanal, dërgohet me urgjencë në spital

Një 19 vjeçar me inicialet, L.B nga Malësia e Madhe ka humbur kontrollin e mjetit të tij “citroen” gjatë ditës së sotme duke përfunduar në kanal. Si pasojë i riu ka mbetur i plagosur dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Plotë:

Malësi e Madhe, Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 15:35 në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, në fshatin Palvar, Malësi e Madhe, mjeti tip Citroen, me drejtues shtetasin L. B., 19 vjeç banues në fshatin Gjormë, Malësi e Madhe, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë drejtuesi i mjetit është dëmtuar, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujsesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut te kesaj dalje nga rruga.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb