Skip to content

Situata me reshjet e dëborës në Korçë, flet prefekti i qarkut: Kemi marrë masat, vështirësi kemi me zonat rurale për shkak të infrastrukturës

Prefekti Dhori Spirollari ka folur mbi situatën e krijuar në qarkun e Korçës pas reshjeve të dëborës të cilat janë shpeshtuar orët e fundit duke sjellë vështir♪7si në qarkullimin e automjeteve. Ai tha se ishin marrë të gjitha mjetet për të përballuar këtë situatë.

Ndërsa shtoi se mungonte komunikimi me zonat rurale për shkak edhe të infrastrukturës.

Prefekti Dhori Spirollari: Kemi përballuar me sukses të gjithë situatën e sotme. Gjatë ditës pati problematika të vogla të cilat u zgjidhën dhe altualisht në momentet që flasim kemi të gjitha akset nacionale të hapura dhe të kalueshne pa zinxhirë. Borëpastrueset janë në gatishmëri, firmat e koktraktuara, policia dhe bashkitë. Në vazhdim janë marrë të gjitha masat për të përballuar edhe ngricat. Nuk kemi informacion të qartë për zonat rurale por sigurisht që situata është pak më e vështirë për shkak të mungesës edhe të infrastrukturës. Ne kemi arrtiur një standard i cili është se në rrugët nacionale të qarkut Korçë udhëtoet pa zinxhirë, pra kemi përmirësuar nga viti në vit situatën.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb