Skip to content

Shpërthimi me tritol në Fushë-Krujë, si e paralajmëroi Naim Stafuka pak muaj më parë: Po fole më do të çojme te vëllai

Fushë-Kruja është tronditur sërish nga një ngjarje kriminale mbrëmjen e të Premtes. Një shpërthim me tritol në ka ndodhur në derën e shkalleve të një objekti tre katesh.

Fax News mëson se shpërthimi ka ndodhur në dyqanin e vëllait të Enver Stafukës, Naimit i cili jeton me familjen.

Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me shpërthimin me tritol që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dyqanin e Naim Stafukës, vëllai i të zhdukurit Enver Stafuka.

Policia thotë se tritoli është vendosur në derën e dyqanit dhe fatmirqsisht ka vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

NJOFTIMI

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:05, në Fushë Krujë, në derën e dyqanit të shtetasit N.S, është vendosur një sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.

Pak para vitit te ri, vëllai i Enver Stafuks, i cili u zhduk ne 8 shkurt 2015, Naimi vendos të thyejë heshtjen dhe të flasë në lidhje me dyshimet që familja ka për rrëmbimin.

Dëshmia e tij vjen pak ditë pasi Policia e Shtetit ka vendosur të rihapë hetimin për zhdukjen e babait të 4 fëmijëve.

Naim Stafuka tha ne date 3 nentor 2021 se dyshon se në zhdukjen e të vëllait është i implikuar Durim Bami, ky i fundit i njohur si i forti i Niklës. Nder te tjera, Naim Stafuka i ka humbur shpresat se vellai i tij jeton.

Ai tregon po ashtu se persona te maskuar e kane kercenuar se do ta vrasin dhe ate, nderkohe ai tha gjithashtu se flitet per nje video ku duke Enver Stafuka duke u torturuar.

“Kam qenë duke ecur me makinë, më kanë ndaluar me maskë, më kanë thënë: “Po fole më, do të të çojmë tek vëllai yt”,” tha Naim Stafuka ne intervisten e bere ne nentor 2021. (Shiko ketu intervisten e plote)

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb