Skip to content

“Panik” në Shkodër, një person hap zjarr drejt lokalit, policia vihet në kërkim të tij (EMRI)

Në orët e mbrëmjes së sotme, një person ka hapur zjarr ndaj lokalit të shtetasit Nikoll Dushaj në Shkodër. Policia ka identifikuar shtetasin Kristian Kroni dhe e ka shpallur në kërkim. Nga ngjarja e ndodhur nuk ka të lënduar ndërsa bëhet me dije se shkak janë bërë motive të dobëta mes dy shtetasve.

Njoftimi i Plotë:

Shkodër

Qëlloi me armë zjarri për motive të dobëta në drejtim të një lokali, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Më datë 21.01.2022, rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi Kristian Kroni ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Nikoll Dushaj.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb