Skip to content

Të jetosh 40 vite në këtë kasolle pa drita e ngrohje… një rast i frikshëm i skllavërisë moderne

Të jetosh për 40 vite të jetës tënde në një kasolle jo të përshtatshme as për kafshët. Kjo ka qenë jeta e një burri i cili ishte mbajtur si skllav nga dy burra, babë e bir.

Ngjarjen e frikshme e raportuan mediat britanike duke përcjellë foto të kasolles ku “skllavi” kishte jetuar për 40 vite. Në këtë kasolle që nuk ishte as 2 me 2 metër, kishte jetuar një burrë që sot është 60 vjeçar. Ky i fundit kishte punuar për babë e bir në një mori punësh të rënda, ndërsa këta të fundit nuk e lejonin të largohej. Kishte mbërritur aty rretho moshës 16-7 vjeçare.

Kasollja nuk kishte drita apo ngrohje. Kur hetuesit panë vendin e ngjarjes, vunë re një tjetër kasolle e cila kishte kushte shumë më të mira… kjo kasolle ishte për qenin e dy burrave që shfrytëzuan një njeri për 40 vite.

Pas zbulimit të ngjarjes, nisi procesi gjyqësor për dënimin e dy burrave. Piter Suels, 56 vjeçar (djali), pranoi se ai dhe i ati e kishin trajtuar si skllav 60 vjeçarin, që 40 vite më parë i ishte përgjëruar për punë.

Edhe babai i 56 vjeçarit u procedua penalisht, por ndërroi jetë vitin e kaluar. Autoritetet e zbuluan krimin pas një hetimi disavjeçar (2018), ndërsa procesi gjyqësor është drejt fundit (në shkurt të këtij viti).

Një prej zyrtarëve që drejtoi hetimin u shpreh se ka qenë një ndër rastet më të rënda që i është dashur të zbërthejë.

“Ka qenë një hetim që solli mjaft pështjellim. Në të gjitha vitet e mia si hetues, kurrë nuk kisha parë një rast të skllavërisë moderne, ku viktima ishte shfrytëzuar për kaq shumë kohë. Është kënaqësi të shohësh që edhe autori ka pranuar fajësinë, duke bërë kështu gjënë e duhur.

Por para së gjithash, në mendjen time është viktima. Të mos harrojmë se ai u shfrytëzua përgjatë gjithë jetës së tij si adult. Ai sot është afro 60 vjeç dhe kjo është diçka që ende sot e kam vështirë ta kuptoj. Për 4 dekada, ai u mbajt si skllav.”-tregoi hetuesi, siç raporton “The Sun”.