Skip to content

“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas?” Çfarë paralajmëron Ambasada Amerikane në Tiranë

Ndërsa tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë po rritet dhe ndërkombëtarët kanë paralajmëruar një luftë të mundshme. Një reagim lidhur me këtë konflikt ka ardhur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se konflikti ruso-ukrainas, mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus, por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.

Ky është një citim i Sekretari të Shtetit Antony Blinken, që Ambasada e SHBA ka zgjedhur ta publikojë, në kuadër të reagimeve për konfliktin në Ukrainë.

“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken.”, shkruahet në postimin e Ambasadës Amerikane.