Ky është 65-vjeçari Lek Lekgjonaj i cili u ekzekutua me armë zjarri për gjakmarrje një ditë më parë në Lezhë nga 17 vjeçari.
Kujtojmë se ditën e djeshme 17 vjeçari Florian Përvathi u vetdorëzua në polici pasi qëlloi me armë zjarri ndaj Lekgjonajt.
Ai e ka qëlluar Lekgjonajn në portën e shtëpisë së tij për hakmarrje pasi vëllai i Lekgjonajt i kishte vrarë të atin, Gjon Përvathi në vitin 2009.
Historia
Në vitin 2009 Ndue Lekgjonaj është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentimin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit.
Por tragjedia u pasua dhe nga vetëhelmimi i bashkëshortes Martine Përvathi, pasi mori vesh lajmin e vrasjes së bashkëshortit. Shkak i krimit ka qenë konflikti që kanë pasur familjet Përvathi dhe Lekgjonaj për çështje pronësie.
Djali i viktimës Florian Përvathi nuk e harron hasmin duke marrë hak me vrasjen e vëllait të autorit të krimit, Lekë Lekgjonaj, duke e ekzekutuar këtë të fundit në afërsi të banesës së tij. Ai është vetëdirëzuar në polici duke rrëfyer se “vrasjen e bëra për vrasjen e babait”.

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
