
Banorët e zonës “5 maj”: Një marrëveshje e qartë me datë me vend dhe e përcaktuar cdo gjë aty. Ajo marrëveshje që kanë sjellë, nuk ka asnjë noter në Shqipëri me dy pare mend që ta nënshkruajë atë marrëveshje. Pra ato që i thonë me fjalë, le t’i hedhin në letër. Pra thotë brenda vitit, le ta bëjë me letër. Ne ligjërisht kemi të drejtë dhe moralisht po ashtu kemi të drejtë.
Problemi është që ata kanë policinë, është fatkeqësi kjo nga votat e dhëna gabim. Aman mos I votoni më këto legena se na shfarrosën. Reagimi duhet të jetë nga të gjithë ata të cilët e mendojnë këtë si një padrejtësi jo vetëm ne që na preken themelet. Ju garantoj setë gjithë bashkë në bashkinë e Tiranës nuk bëjnë as sa dinjiteti i një personi këtu. Tani vijnë dhe prishin shtëpitë pa ligj, pa asnjë letër. Arma e tyre më e fortë ata mendojnë se është bonusi i qerasë. Pra të merr pronën dhe të jep një bonus.
Këtë dua ta theksoj se nuk duket normale kjo. Rasti që ndodhi në Lezhë u kujtohet, 4 vjeç kishte qenë ai djali. Unë ju them se nëse ka vend për trimëri, me këta ka. Sepse ai vjen sot si institucion, dhe thotë shiko ligji i Berishës është i paligjshëm.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
