Turqia eksportoi 9.875 ton mjaltë me vlerë prej 30,5 milionë dollarë në 55 vende në vitin 2021.
Sipas të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Detit të Zi (DKIB), eksportet u rritën në krahasim me vitin e kaluar me 65 për qind në vëllim, si dhe 18 për qind në vlerë.
SHBA, Gjermania, Spanja, Bullgaria dhe Izraeli ishin destinacionet kryesore për eksportet e mjaltit të Turqisë në vitin 2021.
Saffet Kalyoncu, kryetar i DKIB-së, tha se kërkesa për produkte ushqimore, duke përfshirë përzierjet që përmbajnë mjaltë, u rrit për shkak të pandemisë.
