Skip to content

“A është në interes të Shqipërisë apo nuk sjell përfitime?”, Rama pyet qytetarët për “Ballkanin e Hapur”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e radhës të Këshillimit Kombëtar, ku i kërkohet mendim qytetarëve në lidhje me “Ballkanin e Hapur”.

“Ka njerëz që besojnë se krijimi i nismës “Ballkani i Hapur” midis Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Shqipërisë. Të tjerë thonë se kjo nismë nuk i sjell përfitime Shqipërisë. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësorin e publikuar nga kryeministri Rama.

Ndërkohë qytetarët kanë 3 opsione për përgjigje.

Besoj se “Ballkani i Hapur” është një nismë e dobishme për Shqipërinë dhe paqen në rajon.

Besoj se “Ballkani i Hapur” nuk është një nismë e dobishme për Shqipërinë dhe paqen në rajon.

Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje.