Skip to content

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të emigrantëve, mes të ndaluarve 6 shqiptarë

Një superoperacion i Europol në bashkëpunim me policinë greke ka çuar në goditjen e një nga rrjeteve më të mëdha të trafikut të emigrantëve.
 
Gjatë këtij aksioni janë zbuluar katër laboratorë të falsifikimit të pasaportave, ndërsa dosja penale përfshin të paktën 20 persona, mes te cilëve dhe gjashtë shtetas shqiptarë.
 
Sikurse njofton Europol trafikantët ka vepruar për të paktën tre vjet, duke i pajisur “klientët” me pasaporta të falsifikuara, kryesisht franceze, gjermane dhe spanjolle.
 
Ata largoheshin nga Greqia nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës, atij të Selanikut si dhe nga qytete të tjera të vendit.
 
Destinacioni i tyre kryesor ishte Britania e Madhe.