Skip to content

Sherri me thika në Durrës, arrestohen 2 autorët që plagosën 23-vjeçarin (EMRAT)

Janë vënë në pranga dy autorët që plagosën me thikë pasditen e sotme një 23-vjeçar në lagjen numër 17 në qytetin bregdetar.

Fax News mëson se dy të arrestuarit janë shtetasit Enea Hoxha, 20 vjeç, dhe Aldor Kolmarkaj, 16-vjeç, të cilët kanë plagosur 23-vjeçarin, Denis Spahiu.

Sipas burimeve paraprake, i riu ka marrë plagë të rënda dhe momentalisht ndodhet në sallën e operimit në spitalin rajonal.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb