Për shkak të një defekti në nënstacionin e qytetit të Korçës qyteti jug-lindor ka mbetur pa drita.
Gjatë kohës që Korça ka rënë në errësirën e plotë, Lulzim Basha me mbështetësit e tij po bënte xhiro në pedonalen e qytetit. Në kushte errësire, Basha ka qenë i detyruar të hyjë në një nga baret e këtij qyteti në pritje të ardhjes së energjisë elektrike.
Vlen të kujtojmë se ditën e sotme Lulzim Basha në ambientet e Kinema Millennium zhvilloi një takim me demokratët në qytetin e Korçës ku nuk kurseu kritikat për Sali Berishën dhe kryeministrin Edi Rama. Basha në hyrje të qytetit juglindor u prit me pankarta nga disa mbështetës të Sali Berishës.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
