Skip to content

Po kryente punime, dëmtohet në pjesën e legenit një 60-vjeçar në Vlorë, niset me urgjencë në Tiranë

Një 60-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës mbrëmjen e sotme më plagë në këmbë dhe pjesën e legenit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur policia që njofton se shtetasi Z.B., është dëmtuar teksa ishte duke punuar, ndërsa është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

NJOFTIMI

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi  Z. B., 60 vjeç, banues në lagjen ” Kushtrimi”, Vlorë, i cili duke punuar është dëmtuar në këmbë dhe në  pjesën e legenit.

Shtetasi Z. B.,u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb