Mënyra sesi kryebashkiaku Erion Veliaj është drejtuar ndaj studentëve duke i konsideruar këta të fundit si “konviktorë”, ka ngjallur shumë debate dhe pakënaqësi që është shprehur në mënyrën e shkrimeve nëpër muret e kryeqytetit.
Dy prej studenteve të ftuara në studion e Fax News, Flavia Osmani dhe Klara Gërbolli janë shprehur se Erion Veliaj ishte treguar “racist” me etiketimin e bërë ndaj studentëve dhe qytetarëve që ishin të ardhur nga qytete të tjera.
Studentja, Flavia Osmani: Si fillim ne nuk mendojmë se është vetëm një rastësi, prandaj kemi ndërmarrë edhe aksione. Dje qyteti u zgjua me shkrime nëpër mure ku tregojmë se çfarë mendojmë. E kemi konsideruar si njeri racist sepse kështu mendojmë se është gjuha e tij drejt studentëve, ashtu siç ka përdorur për persona të tjerë të cilët kanë ardhur nga rrethe të tjera.
Është interesante që në fjalën e fundit të tij në një event që mbajti, ne ishim aty për t’i rithënë të vërtetën se tarifat që ne paguajmë në “qytetin e tij” janë më të lartat. Ne ishim aty për t’i thënë se ky ishte qyteti i betonizuar, qyteti ku dyqanet po mbyllen dhe po falimentojnë.
Të qenurit student në Tiranë, konsiston në të qenit “student punëtor”, pra që ti të mbijetosh duhet që përveçse të studiosh të gjesh mundësinë të bësh edhe një punë. Madje im atë që ka qenë në konvikt më thotë që nga vitet ’90 se të njëjtat dollape rrobash ishin ende në dhomat e konviktit.
Pasi shtypet 8 orë në punë ku duhet t’i bindet fjalëve të pronarit, duhet të ulet në bankat e universitetit ku shtypet nga burokracia universitare dhe më pas si të mos mjaftonte kjo, duhet të durojë edhe këto lloj fyerjesh nga Veliaj.
Veliaj e ka bërë “hak” prej kohësh shkarkimin nga posti që mban, duke filluar që me vrasjen e Ardit Gjoklajt.
Studentja, Klara Gërbolli: Po në fakt, si të tillë shihemi ne nga politikanët sepse Veliaj kishte thënë se nuk ishim qytetarë por konviktorë sepse sipas tij qytetarë janë ata që organizohen. Por edhe organizimet tona dhe takimet që kemi mbajtur e ka treguar qartë se ne jemi aktivistë dhe si të tillë duhet të trajtohemi. Unë mendoj se në çdo kryeqytet perëndimor, nëse një deklaratë e tillë do ishte bërë, atëherë ai kryebashkiak nuk do qëndronte më në atë post.
…
/faxweb
