Deputeti Luan Baçi, u shpreh i ashpër gjatë seancës parlamentare për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Baçi solli në vëmendje largimin nga vendi i caktuar në sallë të deputetëve që kanë mbështetur Berishën ndërsa u shpreh se mandatin e deputetit atij vetë ia kanë dhënë demokratët dhe jo Basha.

Baçi akuzoi më tej kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se i kanë ndryshuar vendin e uljes në sallën e Parlamentit pa e informuar, ndërsa u drejtua Nikollësh duke u shprehur se nuk është drejtoreshë shkolle, e cila me urdhër të Bashës të dënojë deputetët duke i ulur në vend të fundit.

“Tek vendi ku doja të ulesha gjeta një emër tjetër. Të paktën ju paradhënie kur merrni një porosi nga një deputet i zakonshëm siç është zoti Basha, që mund t’ju sjellë shkresë pas shkrese për të ndërruar vendet e deputetëve si nxënësit në shkollë dhe ju jeni drejtoresha e shkollës, ku duhet të dënoni një nxënës duke e çuar në vendin e fundit. Përpara se të bëni veprime të tilla ne duhet të informohemi që mos të përballemi me situata të pazakonta.

Dikush më tha që emrin e ke në korridor. Mendoj që këtë vendin këtu nuk ma keni caktuar as ju, as zoti Basha, unë jam deputeti më i votuar nga 6 deputetët e opozitës të qarkut të Fierit. Mua më përjashtojnë nga grupi parlamentar vetëm votuesit demokratë dhe jo ju me zotin Basha. Është mbyllur historia e mbajtjes peng të një personi që është peng i maxhorancës, është mbyllur në 11 dhjetor”, tha Baçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko