Skip to content

Kontroll në ambientet e FSHF-së, inspektori: Nuk po më vënë në dispozicion projektin, duhet parë nëse ka shkelje…

Pak më parë policia bashkiake e Tiranës dhe inspektoriati ndërtimor ka zbarkuar në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të kryer kontrolle lidhur me lejen e ndërtimit të subjektit dhe investimet e kryera.

Inspektori i ndodhur në ambjentet e jashtme të FSHF-së u shpreh për mediat se nuk po I vihet në dispozicion asnjë dokumentacion lidhur me projektin për të parë nëse ka shkelje.

Ky kontroll vjen 3 ditë pas publikimit të audiopërgjimit të Veliajt ku ai po përdorte një fjalor aspak të pranueshëm me anëtarët e shoqatës rajonale të futbollit “Tirana”.

Po ashtu, tatimorët janë shfaqur në bizneset e Agron dhe Armando Dukës në Durrës.

Inspektori: Nuk mund të të sqaroj…

-Po ushtroj detyrën si inspektor, ndërtimi me leje kontrollohet.

Gazetarët: Cfarë inspektimi po kryhet?

Inspektori-Nuk po më japin në dispozicion projektin. Sipas ligjit inspektori paraqet mjetin identifikues dhe merr dokumentacionin për të konstatuar shkeljet.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb