Skip to content

Yuri Kim: Ja pse agresioni rus kundër Ukrainës është me rëndësi për Shqipërinë, Naton dhe botën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim thotë se agresioni rus ndaj Ukrainës duhet të shqetësojë Shqipërinë, NATO-n dhe gjithë botën.

Kim thotë se përgjigjen përse agresoni i Rusisë ka rëndësi për të gjithë botën, e jep Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken teksa shpërndan në “Twitter” edhe video-mesazhin e tij.

“Janë në lojë parimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, parime që u vendosën pas dy luftërave botërore dhe një lufte të ftohtë, në mënyrë që të përpiqemi të ruajmë paqen, të përpiqemi të ofrojmë siguri, të përpiqemi të parandalojmë që kontinenti të kthehet në konflikt”, shprehet Blinken.