Skip to content

Policia izraelite arreston 15 të rinj palestinezë në Kudsin Lindor

Policia izraelite ka arrestuar 15 palestinezë në orët mbrëmjes përreth Portës së Damaskut në Kudsin Lindor nën pushtim.

Mësohet se në orët e mbrëmjes ka patur përplasje mes policisë izraelite dhe të rinjve palestinezë që po luanin me topa bore në Portën e Damaskut. Policia izraelite u përpoq t’i shpërndajë të rinjtë palestinezë duke ndërhyrë me bomba zëri.

Teksa askush nuk u plagos në ngjarje, thuhet se u arrestua të paktën një i ri palestinez.

– Ngjarje u përjetuan edhe në zonën Mali i Ullinjve

Thuhet se përplasje mes policisë izraelite dhe të rinjve palestinezë kanë ndodhur edhe në lagjen Et-tur në rajonin Mali i Ullinjve në Kudsin Lindor.

Në një deklaratë ne shkrim nga policia izraelite, pretendohet se të rinjtë palestinezë kanë hedhur gurë dhe sende të ndryshme ndaj automjetit të policisë që patrullonte në lagjen Et-tur.

“Në ngjarjen e shënuar forcat tona nuk kanë pësuar ndonjë situatë lëndimi ndërkohë janë shënuar dëme në automjetin e policisë. Deri më tani nga forcat e policisë janë arrestuar 14 të dyshuar me arsyen se kanë shkelur rregullin. Ndërsa vazhdojnë aktivitetet e policisë në rajon”, thuhet në deklaratë.

Policia izraelite me arsyetime të ndryshme ndërhyn herë pas here ndaj të rinjve palestinezë në Kuds, kryesisht në zonën e Portës së Damaskut.