
Sinan Idrizi në rolin e Presidentit të Klubit Flamurtari ka komentuar situatën në FSHF, një muaj përpara zgjedhjeve për kryetarin. Edhe pse kundërshtar prej vitesh i Dukës, Idrizi ka rezerva edhe për Shakohoxhën.
“Nuk janë alternativa”, thotë Idrizi.
Idrizi kritikon edhe përfshirjen e politikës në këtë situatë ndërsa për përfshirjen e Bashkisë së Tiranës thotë se është një flluskë sapuni dhe tentativa shantazhesh.
Edhe pse mik i kryeministrit Idrizi nuk është kursyer as për ministrinë e Financave dhe hallkat e tjera të qeverisë që duhet të hetonin prej kohësh FSHF dhe jo tani.
“Shakohoxha nuk di çfarë kërkon. Çudi, që u interesuan kaq shumë tani për FSHF, po angazhohen këngëtar, valutor, artist, bigbrotherist…çudi. Të dy kandidatët janë pjesë e të njëjtës medalje. Shakohoxha është njeriu më i afërt i Armando Dukës.
Hetimi në FSHF, Ministria e Financave pse nuk heton veten për gjithë këtë ilegalitet? Problem nuk është Duka, është ministria e Financave. E gjithë zhurma, thjeshtë një flluskë sapuni”, është shprehur Idrizi.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
