Qeveria e Jemenit ka bërë apel për ndihmë humanitare për 16 mijë familje që jetojnë në qytetin Harib në rajonin Marib në pjesën qendrore të vendit.
Zyra për Refugjatët dhe Personat e Zhvendosur në Marib e cila funksionon nën qeverinë e Jemenit tha se 16 mijë familje që jetojnë në qytetin Harib nuk kanë qasje në asnjë shërbim për 5 muaj.
Në apel thuhet se banorët e Haribit kanë nevojë për ndihma humanitare ndërsa është kërkuar mbështetje për institucionet që ofrojnë shërbime në këtë zonë.
Brigada Yamalika e ushtrisë jemenase njoftoi në një deklaratë më 24 janar se qyteti Harib u çlirua nga lëvizja Huthi dhe u vu plotësisht nën kontroll.
Jemeni ka qenë skenë e konfliktit dhe dhunës që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Huthi mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
OKB-ja paralajmërojn se Jemeni po përballet me një nga krizat më të mëdha humanitare në botë, me miliona njerëz jetët e të cilëve janë të rrezikuar për shkak të urisë dhe mungesës së kushteve elementare të jetesës.
