Skip to content

Akuzohet për falsifikim dhe fshehje pasurie, Ardian Hajdari paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

I akuzuar për falsifikim dhe fshehje pasurie, Ardian Hajdari është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Hajdari,, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit është vënë nën hetim nga SPAK për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Ai është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Në të njëjtin kallëzim ishte edhe emri i ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për të njëjtën akuzë, “falsifikim dokumentash”.

Rastet e hetimeve brenda vetë anëtarëve të KPA apo KPK vënë në dyshim vetë procesin e Vetingurt, që është kryer nga këto institucione.

Anëtarët që duhet të bëjnë Vetingun e kolegëve të tyre, janë vetë nën hetim apo në shkelje të ligjit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb