Një punë e madhe dhe një reagim i jashtëzakonshëm nga mijëra shqiptarë, të cilët panë me dhimbje, të qarat e këtij vogëlushi që rrezikon të shuhet prej problemeve me zemrën.
Historia e Omerit është përlotëse, por shpresa tashmë është e madhe. Nesër në mëngjes herët, vogëlushi 16 muajsh nga Kosova, niset drejt Italisë, për t’u kuruar në një prej spitaleve më të mira të Europës. Paratë për të paguar trajtimin e këtij vogëlushi u mblodhën në kohë rekord. Ishin mijëra shqiptarë, ata që dhanë diçka nga vetja për t’i shpëtuar jetën këtij vogëlushi që po vuan.
Elvis Naçi udhëtoi drejt Kosovës për t’i dhënë lajmin e mirë familjes, prindërve të Omerit. Në këtë shtëpi gjen lot e vuajtje të mëdha, por tashmë ka një drite shprese se Omeri, do të gjejë shërimin e plotë.
Elvisi shkon në dhomën ku qëndron vogëlushi, me dëshirën për të bërë një lutje, me shpresën në Zot se gjithçka do të shkojë mirë. Ndiqeni videon
