Skip to content

“Shoqëria shqiptare po mbetet peng i juaj”, Berisha debaton me gazetarin Vangjeli: Flisni kështu se jeni përfaqësues i Edi Ramës dhe PS-së

Zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe përplasjet me Berishës e Bashës, ishin në qendër të një debati mes ish-kryeministrit dhe gazetarit Lorenc Vangjelit.

Të ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari Vangjeli deklaron se Berisha ka krijuar një sistem të kryetarokracisë, dhe tashmë po bie viktimë e saj.

Sipas gazetarit, Berisha po tenton të mbajë sërish peng shqiptarët, dhe sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe PD-së janë pretekst.

Kjo ka sjellë reagimin e ish-kryeministrit, i cili tha se Vangjeli flet në këtë mënyrë pasi është përfaqësues i Edi Ramës dhe i Partisë Socialiste.

Fevziu: Kë do votonit në 25 prill, Bashën apo Ramën

Berisha: Absolutisht asnjërin. Përkundrazi do e hidhja në kosh fletën. Është si të votosh origjinalin dhe kopjen. Rama është origjinali. Nuk mund të numërosh 4 humbje rresht tek Berisha. Edhe në 97’ kam pasur më shumë vota se në 2017.

Vangjeli: Ju keni shpikur sistemin e kryetarëve. E kuptoni se çfarë situate keni krijuar. Sistemi që keni shpikur, kryetarokracia, edhe 100 herë të humbi kryetari, ai do qëndrojë aty.

Berisha: Ai sistem që lashë unë ishte funksional.

Vangjeli: Jeni viktimë e veprimeve tuaja. E keni parë pushtetin si qëllim dhe jo si mjet. Të merresh sot me Lulzimin, Brava apo pulla është njësoj sit ë vidhni bukën jetimit. Ai është i gatshëm të rrudhë partinë.