Skip to content

EMRAT: Ja kush do të jenë 5 kandidatët e PS për zgjedhjet e 6 marsit, shtyhet caktimi i kandidatit të Lushnjes

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PS-së ku janë caktuar kandidatët zyrtarë që do të garojnë në 5 bashki të vendit në zgjedhjet e 6 marsit.

Në mbledhjen e Kryesisë është vendosur që në bashkinë e Dibrës të kandidojë Rrahman Spahiu.

Kandidati socialist në Vorë do të jetë Blerim Shera, ndërsa në Rrogozhinë Edison Memolla.

Në Shkodër do të garojë prefektja e qarkut Majlinda Angoni.

Në Durrës kandidatja e socialistëve do të jetë Emirjana Sako.

Pa kandidaturë ka mbetur vetëm Lushnja, bashki për të cilën do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë.