Skip to content

Puka mbërthehet nga moti i keq dhe ngricat, autoritetet bëjnë thirrje për lëvizje me zinxhirë në këto akse

Temperaturat minus dhe reshjet e deborës kanë shkaktuar probleme në akset kryesore të Pukës. Autoritetet bëjnë me dije se kryesisht në rrugën Pukë-Fushë Arrëz ka më shumë problem me ngricat. Terren i vështirë dhe i rrëshqitshëm paraqitet dhe në rrugën e Iballës dhe Fierzës.

Gjithashtu nga ARRSH dhe bashkia Pukë bëhet me dije se dhe aksi F.Arrës-Qafe Shllak është nën pushtetin e ngricave. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes për shkak të akullit dhe këshillohet që lëvizja e automjeteve të bëhet vetem me zinxhir.

Autoritetet bëjnë me dije gjithashtu se kripa po hidhet që pas mesnate në rruget e ngrira të qytetin të Pukës dhe pritet që situata të përmirësohet. Gjithashtu pritet dhe dnërhyrja e kompanive të kontraktuara për të hedhur kripë në akse të tjera problematike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb