Dy klubet e futbollit, Kukësi dhe Skënderbeu kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin për Presidentin e FSHF-së, Armand Dukën shtëpia e të cilit para disa ditësh u sulmua nga një shpërthim eksplozivi.
Njëzëri drejtues të dy klubeve bëjnë thirrje drejtësisë që të dënojë sa më parë autorët dhe frymëzuesit e këtij sulmi të rëndë.
Reagimi nga F.K Kukësi:
Futboll Klub Kukësi i gjendet pranë Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe familjes së tij, pas aktit të rëndë të së hënës, ku një lëndë eksplozive shpërtheu në shtëpinë e tij në Durrës. Klubi ynë shpreh solidaritetin tonë të plotë me kreun e FSHF-së në këto çaste të vështira dhe urojmë që autorët të vihen para drejtësisë sa më parë!
Reagimi nga Skënderbeu:
Klubi i Skënderbeut dëshiron të shprehë të gjithë mbështetjen e tij dhe të solidarizohet me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.Sulmi me eksploziv në shtëpinë e tij të hënën ishte një ngjarje shumë e rëndë që na ka tronditur pa masë dhe që vjen në një moment delikat, kur komuniteti i futbollit është në mesin e një procesi zgjedhor për organet drejtuese.
I bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që të zbulojnë dhe të dënojnë sa më parë autorët dhe frymëzuesit e këtij sulmi të rëndë. Sulmi ndaj Presidenti Duka është njëkohësisht dhe sulm ndaj futbollit. Për këtë arsye ne jemi të indinjuar për këtë akt skandaloz dhe i bëjmë thirrje politikës që të qëndrojë larg futbollit dhe të mos ndërhyjë në proceset zgjedhore.
Presionet dhe shantazhet ndaj aktorëve të futbollit duhet të ndalen një orë e më parë.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
