Skip to content

Lubonja, fshati i braktisur dhe i harruar nga të gjithë, banorët: Bashkia nuk i di nëse ekzistojmë, të rinjtë pa shpresë largohen nga Shqipëria

Pamje si në Chernobil. Pallate bosh…shtëpi pa jetë. Lubonja, fshati i braktisur dhe harruar edhe pse është vetëm 20 kilometër larg Vlorës.

30 vite më parë, fshati Lubonja ishte qendër e koperativave bujqësore dhe numëronte mijëra banorë, sot të banuara janë më pak se 50 shtëpi.

“Unë kur kam ardhur në 91’ kam filluar punë këtu. Lubonja përgjithësi ka qenë mirë, por me kalimin e kohës kanë ikur të gjithë, kanë ngelur gjithë shpitë ahur. Kur erdhën bënë ca kanalizime për ujërat, nuk ka pasur investime, një cupë e kam të martuar në Fier kurse në djalë më punon në Vlorë. Djali kur më vjen këtu kërcet dhe ikën se ske cfarë të bësh këtu. Kryetarit të bashkisë io kërkova që të sillte koshe për plera dhe kur vjen puna askush nuk i sjell. Që atëherë nuk ka asnjë investim nga bashkia”, u shpreh një banore.

Varfëria dhe mungesa e prespektivës janë faktorët kryesorë të braktisjes totale të fshatit. Shtuar mungesën e infrastrukturës dhe e hapësirave të zhvillimit të bujqësisë apo punësimin.

“S’ka njerëz kanë ikur të gjithë në kurbet. Ska as punë asgjë, kushte të vështira. Kam 10 vite kam, kështu ka qenë , njerëzit janë larguar për një jetë më të mirë. Nuk është larg qytetit por ikin jashtë shtetit për të ardhme më të mirë”, tha një grua.

Fshati i përngjan gettove, në rrugica të lagjeve vështirë të !gjesh një shtëpi të banuara, ata që kanë mbetur pas, qëndrojnë jo prej dëshirës por se nuk kanë ku të shkojnë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb