Skip to content

Ulet numri i të infektuarve/ Covid u merr jetën 5 qytetarëve

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID, 939 qytetarë. Fatkeqësisht, pesë persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë Covid.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 939 qytetarë, në këto bashki:442 në Tiranë, 48 në Vlorë, 43 në Fier, 35 në Durrës, 32 në Lushnje, 29 në Shkodër, 26 në Gjirokastër, nga 22 qytetarë në Elbasan, Berat, 17 në Kuçovë, 14 në Sarandë, nga 13 qytetarë në Gramsh, Kamëz, nga 12 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 10 qytetarë në Peqin, Korçë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Dimal, nga 7 qytetarë në Skrapar, Delvinë, Mallakastër, Vorë, nga 6 qytetarë në Mirditë, Krujë, Kavajë, Përmet, Devoll, nga 5 qytetarë në Poliçan, Shijak, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Libohovë, Divjakë, Mat, Tropojë, Kukës, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Dibër, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull, Selenicë, Bulqizë, Has, Fushë Arrëz, Pukë, nga 1 qytetar në Malësi e MAdhe, Himarë, Maliq, Belsh.Janë 20,498 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 168 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Fieri 65 vjeçe, një qytetar nga Korça 65 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 73-88 vjeç.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 1825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 234,181 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (30 Janar 2022)Raste të reja ditore 939Të shëruar në 24 orë 1825

 

Të shtruar në spitale 168Humbje jete në 24 orë 5Testime ditore 3500

 

Testime totale 1,662,917Raste pozitive 258,021Raste të shëruara 234,181Raste Aktive 20,498Humbje jete 3,342

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 9124Fier 1840Shkodër 1749Vlorë 1457Elbasan 1264Gjirokastër 1107Durrës 958Berat 891Korçë 864Lezhë 745Kukës 303Dibër 196