Nga: Hoxhë Alban Gorishti
Shqipëria ishte vend i cili gjatë sistemit komunist ushqeu në elitat e veta akademike një islamofobi dhe turkofobi të pashembullt në krahasim me ndonjë vend tjetër të integruar dikur në ish perandorinë Osmane. Shumë figura që me penën e tyre dhe qëndrimet e mbrapshta e shtrembëruan realitetin në mendjet e brishta dhe të painformuara të shqiptarëve duke integruar një fobi të jashtëzakonshme qoftë sikur edhe thjeshtë në vizionin e gjithçkaje që është Islame. Njerëz si Kadareja të cilët u çertifikuan si artistë nga sistemi kaluan nëpër shumë metamorfoza ekzistenciale por fobia ndaj Islamit i shoqëroi edhe në skutat më të errëta të ëndërrimeve të tyre letrare.
Sot në ambjentet e universitetit Bedër është promovuar hapja e një instituti për formimin e hoxhallarëve të “gjithanshëm” në shkencat islame dhe “gjithollog” në hulumtuimin e relacionit të islamit me dijet e tjera. Pra ajo që dje u propagandua me Bedrin sot po bëhet me institutin e ri për përgatitjen e “çehres së zbehtë të propagandës gyleniste”. Por me këtë term nuk kam për qëllim vetëm ata që do të bëhen pjesë e këtij turpi por të gjithë ata që bashkpunojnë pa kompromise me institutin pa çehre, apo mos duhet të themi , me njerëz të cilët nuk kanë turp ti vendosin emrin e një patrioti (hafiz Sabri Koci) një strukture e cila mban erë dyshimi dhe tjetërsimi ndaj vet atyre njerëzve me besimin e të cilëve kanë kohë që po tentojnë të luajnë (besimtarët e thjeshtë).
Mungesë transparence, izolim i kreut nga strukturat, mospërfillje e gjithçka që është Islame, mungesa të theksuara të ndjeshmërisë islame ndaj apologjetikës që duhet të prodhojë ky institucion janë vetëm një pjesë e “çehres së zbehtë” që kane prodhuar institucionet arsimore të dala nga uzurpimi gylenist.
Gjenerimi i islamofobisë nuk është një fenomen i ri në shoqërinë moderne por në rastin konkret ka qenë një planprogram i errët i periudhës komuniste duke u stimuluar financiarisht edhe në vitet e tranzicionit të një shoqërie të reckosur ideologjikisht, pjesë e asaj që ka ndikuar në mos frenimin e këtij fenomeni ka qenë edhe brishtësia e formimit intelektual të muslimanëve të kohës por edhe kompleksi i inferioritetit që kjo propagandë islamofobike përçoi në shoqërinë shqiptare të kohës. Sot ka shumë intelektual islam dhe mendim të mirëformësuar, siç ka edhe përpjekje për të mbrojtur kulturën islame nga llumi i të sëmurve të komunizmit.Por ka po ashtu njerëz që mbrojnë projekte blasfemike si “house of one “, projekt i cili propozon sinkretizimin e feve në një të vetme, pikërisht nga vet ata të cilët kanë dalë nga dyert e institutit Bedër apo simotrave të tij. Pikërisht hoxhallarë si ata që dëshiron të prodhojë ky institut, hoxhallarë që jo vetëm nuk i thonë Stop gjenerimit të islamofobisë por ndoshta nesër me këto tendenca përjashtuese e çdo frymori qe nuk është si ta, kanë për ta trajtuar Islamin si një histori e të kaluarës që studiohet dhe jo si një sistem gjithpërfshirës që jetohet.
Tek e fundit sa student të talentuar në shkencat islame ka, të cilët kanë mbaruar shkollën në vendet Islame por edhe në vendet fqinje si Maqedonia apo Kosova? A nuk mjaftokan këta mijëra syresh? Përse na duhet një institut i ri dhe pikërisht i pagëzuar nga ambjentet e një institucioni me “çehre paturpësie” si ai i Bedrit. Dhe përse pikërisht tani pas vizitës së presidentit të një vendi aleat si ai i Turqisë? Po po, paturpësie për shkak të dështimit në mbrojtjen e parimeve të shenjta të islamit, parime si mos dhënia dhe mos marrja e rryshfetit, mos utzurpimi pa të drejtë i një institucioni që është i të tërëve duke e kthyer atë në një çerdhe komplotesh dhe antivlerash, po ashtu militantizimi i një institucioni i cili duhet të përkëthejë gjuhë.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



