Skip to content

“Policia është me ne”, banorët e Laprakës dhe 5 Majit në rrugë për protestë, përplasen me policinë

Banorët e 5 majit dhe ata të Laprakës janë grumbulluar ditën e sotmë në protestë për të kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre.

Teksa ata lëviznin drejt Unazës, kanë ndërhyrë forcat e policisë që kërkojnë shpërndarjen e protestuesve.

Në këto momente ka pasur një përplasje të lehtë fizike mes palëve, ndërkohë protestuesit dëgjohen duke thënë “Policia është me ne”, apo “Ju lutemi policisë mos shtyjnë protestuesit”, si dhe “Hapini rrugen ambulances”.

Nje nga banoret protestues sqaron se kane marre leje nga Komisariati numer 4 per kete proteste dhe nuk e kuptojne nderhyrjen e policise.

“Ne e kemi njoftuar se sot do mbanim protest. Kemi lajmëruar 3 ditë më parë policinë. Në vend që të bënin një pikë bllokimi tek ajo farmacia atje, vjen tani dhe na bllokon neve”, tha banori.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb