Orgesa Seami, avokatja e Bledian Markut, protestuesit që u shoqerua në polici mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se nuk është aspak normale mënyra si është marrë klienti i saj.
Marku u shoqerua pas protestës së mbajtur këtë të hënë në kryqëzimin e Medresesë nga banorë të 5 Majit dhe Laprakës, kundër prishjes së shtëpive të tyre.
Gjatë kësaj proteste pati dhe tensione me Policinë e Shtetit, që i kërkoi protestuesve të shpërndaheshin, por këta të fundit u ulën në mes të rrugës.
Në vijim, protestuesi dhe gazetari Bledian Marku u shoqerua në Polici. Sipas avokates ai është shoqeruar nga persona civile dhe pa të drejtë teksa shkonte te makina e tij.
“Takova Bledin pak minuta më parë në komisariatin 4. Nuk jepnin asnjë lloj shpjegimi pse e kanë shpjeguar. Ndihej pak i shqetësuar sepse 4 persona pa uniforma e kishin marrë. Nuk dihet pse e kanë shoqeruar. Pretendohet se për tubime të paligjshme, por sipas vendimit të GJK nuk ka më tubime të paligjshme, sepse nuk ka nevoje më të merret leje për tubime. Pritet të jepet një deklarim, ky është informacioni i vetëm.
Është shoqeruar me fuoristradë policie. Ata që e shoqeruan nuk i dhanë asnjë shpjegim. Ishin civilë. Ka qenë duke shkuar pranë automjetit për të vijuar punën normalisht. Presim zhvillime. Nuk është normale kjo, as mënyra e shoqerimit, as arsyeja përse e kanë shoqeruar”, u shpreh ajo.
(E.H/Faxweb.al)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
