Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura dëbore dhe për këtë shkak, rruga e Arbrit, bypass- Qafë Murrizë, është i bllokuar dhe kontraktorët po punojnë për hapjen e saj.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë, të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.
Akset rrugore kryesore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos; dhe drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe të jenë të pajisur me mjetet antirrëshqitëse.
Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
