Skip to content

Detaje nga aksidenti tragjik në Librazhd – Elbasan, nxirren 3 trupa nga makina e zhytur në lumin Shkumbin, një i pajetë dy të gjallë

Dalin detaje të reja nga aksidenti me pasoja tragjike në aksin Librazhd – Elbasan ku një makinë si pasojë e përplasjes ka përfunduar duke rënë në lumin Shkumbin.

Burimet të Fax News bëjnë me dije se deri në këto momente janë nxjerrë nga makina 3 persona mes tyre dy të gjallë dhe një i vdekur mes tyre edhe një fëmijë.

Makina ndodhet ende poshtë lumit ku dyshohet se ka persona që janë bllokuar brenda automjetit. Në momentin kur forcat e shpëtimit tentuan të futen, një prej trupave që dyshohet se ishte i pajetë e mori rrjedha e lumit.

Forcat e kërkim shpëtimit janë ende në terren dhe po punojnë për të nxjerrë të tjerë trupa pa jetë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb